AktualitetPolitikëTë fundit

Berisha ankimon vendimin e GJKKO-së, Gjokutaj: Vendimi është nul

Avokati Genc Gjokutaj ankimon masën e vendosur nga GJKKO për lënien në fuqi ‘detyrim paraqitje’ për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Avokati Gjokutaj ka thënë për Top Channel se vendimi është nul.

Gjykata e Posaçme konfirmoi masën detyrim paraqitje dhe bllokim të përdorimit të pasaportës për ish-kryeministrin Sali Berisha. Sipas vendimit, Berisha duhet të paraqitet në gjykatë të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, në orën 10:00.

Ish-kryeministri dyshohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim.

 

Fraksion.com