Spiropali në SHBA takim me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve: Thellim i mëtejshëm i bashkëpunimit
Ministrja Elisa Spiropali është takuar me Ndihmës Sekretar i Shtetit për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Todd D. Robinson gjatë vizitës së saj në SHBA.
Spiropali zbuloi se gjatë takimit ka vlerësuar mbështetjen dhe bashkëpunimin e ngushtë të deritanishëm, angazhimin e përbashkët për forcimin e sundimit të ligjit dhe suksesin e reformës në drejtësi.
Ajo u shpreh po ashtu se ka ndarë vlerësimin për punën dhe rezultatet e institucioneve të reja të drejtësisë, në luftën kundër pandëshkueshmërisë, korrupsionit dhe krimit të organizuar, si edhe ka shprehur mirënjohje për angazhimet financiare dhe trajnimet në rritjen e kapaciteteve të policisë, hetuesve dhe prokurorëve, të SPAK dhe BKH.
Postimi i plotë:
Takim i shkëlqyer me Todd D. Robinson, Ndihmës Sekretar i Shtetit për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit.
Vlerësova mbështetjen dhe bashkëpunimin e ngushtë të deritanishëm, angazhimin e përbashkët për forcimin e sundimit të ligjit dhe suksesin e reformës në drejtësi.
Ndamë vlerësimin për punën dhe rezultatet e institucioneve të reja të drejtësisë, në luftën kundër pandëshkueshmërisë, korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Shpreha mirënjohjen për mbështetjen e INL dhe të ndihmës Sekretarit Robinson personalisht, për angazhimet financiare dhe trajnimet në rritjen e kapaciteteve të policisë, hetuesve dhe prokurorëve, të SPAK dhe BKH, si dhe diskutuam për mundësitë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.
Fraksion.com