“Radisson Collection” në Borsh, Rama: I shtohet gjerdanit të hotelerisë me 5 yje
Kryeministri Edi Rama ishte sot në Borsh, ku pa nga afër punimet në kantierin e brandit ndërkombëtar “Radisson Collection” që do t’i shtohet hoteleve me pesë yje në rivierën e jugut.
Rama u shpreh se “Radisson Collection”, do t’i shtohet gjerdanit të hotelerisë me pesë yje në rivierën e jugut.
Ky theksoi Rama është një tjetër hap në turravrapin drejt standardeve elitare të mikpritjes në Shqipërinë turistike 2023.
Fraksion.com