AktualitetLife StyleTë fundit

Presidenti Bajram Begaj: Kafen e pi pa sheqer, se sheqer jam vetë!

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka dhënë së fundmi një intervistë, ku edhe pse i veshur me kostumin presidencial, ka dalë jashtë kësaj kornize duke zbuluar detaje nga jeta e tij.

Por, në intervistën e sotme në “Mirmëngjes Shqipëri” në RTSH tregoi se ka sens humori.

I pyetur nga dy gazetarët e programit, fillimisht nëse dikush i provon të gjitha ushqimet dhe pijet e tij para se ai t’i konsumojë për çështje sigurie, Begaj tha se nuk është aspak e vërtetë dhe është thjesht legjendë, ndërsa i pyetur si e pi kafen, dha një përgjigje shumë interesante:

Më tej Begaj u shpreh se është nder dhe privilegj të jesh President, ndërsa zbuloi se ditën që mori detyrën ka ndjerë emocione dhe sfidë.

Pjesë nga intervista:

Si e pini kafen, me sheqer apo pak sheqer?

Begaj: E pi pa sheqer, sepse jam sheqer vetë.

Si është të jesh President?

Begaj: Është nder, privilegj, përgjegjësi.

Si ka qenë dita e parë në Presidencë?

Begaj: Për herë të parë erdha në presidencë ditën që mora detyrën. Emocion e sfida. Ju siguroj që e ndjej veten si qytetar normal.

 

Fraksion.com