“Moska vazhdon të ushtrojë presion mbi Moldavinë”, Shefi i NATO-s ripohon partneritetin me Moldavinë
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg mirëpriti kryeministrin e Moldavisë Dorin Recean në selinë e NATO-s më 26 tetor 2023. Ai vlerësoi partneritetin 30-vjeçar të NATO-s dhe Moldavisë dhe i bëri thirrje Rusisë që të tërheqë trupat e saj nga territori i Moldavisë.
“Moska vazhdon të ushtrojë presion mbi Moldavinë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s. “Përfshi shantazhin energjetik dhe dezinformimin me synimin për të destabilizuar shoqërinë tuaj dhe për të minuar demokracinë tuaj.”
Në Samitin e Vilniusit, aleatët kishin rënë dakord të vazhdonin të rritnin bashkëpunimin e gjatë praktik dhe politik të NATO-s me Moldavinë. “Kjo do t’ju ndihmojë edhe në rrugën drejt anëtarësimit në BE”, tha z. Stoltenberg. Ai falënderoi Moldavinë për kontributin në misionin paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë. “Stabiliteti në Ballkanin Perëndimor ka rëndësi për të gjithë ne.”
Fraksion.com