“Ku ka shtëpi pa problematika”, Rama në Vlorë, pyetet për Berishën. Si përgjigjet kryeministri!
Kryeministri Edi Rama teksa inspektonte disa punime në qytetin e Vlorës është pyetur edhe lidhur me çështjen e ish-kryeministrit Berisha në SPAK.
Rama refuzoi t’i përgjigjej pyetjes së gazetares, e cila i kërkoi mendimin për vendimet e fundit të SPAK.
Rama pati edhe batuta me gazetarët sa i takon projektit për Lungomaren.
“S’më ndahet Vlora mua. Vazhdojnë punët. Do ta çojmë Lungomaren deri në fund të botës. Dmth një vlonjat kur të niset po të dojë mund të shkojë deri në fund të botës.
Ku ka shtëpi pa problematika, çdo shtëpi ka problematika, po rëndësi ka që të fuqizohemi e t’i zgjidhim.”
Vendimet e fundit të SPAK?
“Ik tani mirupafshim”, tha Rama ndërsa hipi në automjetin që e shoqëronte dhe u largua.
Kujtojmë se ditën e djeshme ishte ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Mirela Kumbaro e cila u pyet lidhur me veprimet e fundit të SPAK, duke thënë se mazhoranca që ka themeluar këtë sistem drejtësia respekton ndarjen e pushtetit.