Life StyleTë fundit

Krizë në çiftin mbretëror? Princ Leka shton dyshimet me veprimin ndaj Elia Zaharisë

Princ Leka dhe aktorja Elia Zaharia, të cilët prej vitesh jetojnë romancën e tyre duket se nuk janë në ditët e tyre më të mira. Çifti mbretëror ka lënë vend për dyshime dhe aludime për një krizë në marrëdhënien e tyre.

Pak ditë më parë, në ditëlindjen e Princeshë Geraldinës, u vu re se Princ Leka dhe Elia Zaharia festuan të ndarë. Kjo e fundit organizoi edhe një festë për ditëlindjen e 3-të të së bijës, ku i ati nuk ishte pjesë, por vetëm familjarët e saj.

Veç kësaj, në urimet e secilit për vajzën, nuk u përmend askund prindi tjetër.

Por sot, Princ Leka ka shtuar dyshimet, duke e hequr bashkëshorten e tij nga Instagrami, të cilën e ndiqte 3 ditë më parë.

Kujtojmë se Princ Leka është mjaft aktiv në rrjetet sociale me postime, komente dhe reagime.

Kujtojmë se Princ Leka është mjaft aktiv në rrjetet sociale me postime, komente dhe reagime, saqë një veprim i tillë nuk mund të jetë kurrësesi një gabim apo pakujdesi.

Siç konstaton AlbEu.com Princ Leka kohët e fundit ka marrë pjesë në disa ceremoni zyrtare, gjithashtu edhe në gëzime familjare, pa Elia Zaharian. Nuk ka ndodhur më parë që Princi të marrë pjesë pa partneren e tij, në ceremoni të familjeve Mbretërore të shteteve të ndryshme./albeu

 

Fraksion.com