AktualitetPolitikëTë fundit

Kodheli pret Wisner: Marrëdhëniet Shqipëri-SHBA, të shkëlqyera

Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, Mimi Kodheli dhe zëvendëskryetari Tomor Alizoti, pritën në takim kortezie Të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së SHBA, David Wisner

Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, Mimi Kodheli së bashku me zëvendëskryetarin e këtij komisioni, Tomor Alizoti pritën në një takim kortezie zëvendësshefin e Misionit dhe Të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së SHBA në Tiranë, David Wisner.

Kryetarja Kodheli dhe zëvendëskryetari Alizoti i uruan Wisner suksese për fillimin e detyrës duke e siguruar së bashkëpunimi mes dy vendeve është në nivelet më të larta.

I ngarkuari me punë David Wisner shprehu kënaqësinë për prezencën e tij në Shqipëri duke thënë se është i nderuar të shërbejë në Ambasadën në Tiranë dhe tha se marrëdhëniet mes dy vendeve mbetën krejt të veçanta dhe të shkëlqyera.

Në vijim biseda u fokusua në prioritetet e Komisionit për Politikën e Jashtme për vitin që po përmbyllim si dhe për ato të sesionit të ardhshëm.

Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për situatën politike në vend, si dhe situatën në rajon dhe më gjerë.

 

Fraksion.com