AktualitetPolitikëTë fundit

“Kërkoj dy ditë kohë, nuk po refuzoj”, zbardhen debatet mes avokates së Berishës dhe prokurorëve të SPAK

GJKKO vendosi që të shtyjë në orën 15:00 gjyqin për Sali Berishën s ai takon çështjes së ‘Partizanit’. Seanca u shty që dy avokatet e shtetit, Jalldiz Kastrati dhe Rabije Cenalia, të njihen me dosjen.

Ndërkohë janë zbardhur edhe diskutimet brenda në seancë. Avokatja Cenalia ka kërkuar dy ditë kohë që të njihet me dosjen, me argumentin se është voluminoze.

Ndërkohë teksa ajo kishte pranuar mbrojtjen, SPAK ka thënë se do të njoftojnë dhomën e avokatisë se avokatja refuzoi mbrojtjen, por Cenalia ka ktheksuar se s’po refuzon por i duhet kohë. Prandaj u vendos shtyrja e senacës për në orën 15:000.

“Nuk refuzova mbrojtjen. Me caktuat mbrëmë në orën 20.00 këtë çështje. Ndaj dua kohën e nevojshme për të studiuar dosjen. Duhet te studioj dosjen për të bërë mbrojtje efektive pasi materiali është shumë voluminoz”, mësohet të jetë shprehur Cenalia.

Kujtojmë se seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha është shtyrë për në orën 15:00. Seanca ishte parashikuar që të mbahej në orën 10:00, por GJKKO i ka lënë kohë dy avokatëve të shtetit, Jalldiz Kastrati dhe Rabije Cenalia, që të të njihen me dosjen.

“Në datën 26.10.2023, ora 10.30, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u çel seanca gjyqësore për vijimin e shqyrtimit të kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, me objekt marrjen në pyetje të shtetasit nën hetim Sali Berisha.

Gjykata pasi verifikoi praninë e palëve, konstatoi se nuk ishte paraqitur personalisht i hetuari Sali Berisha dhe se ishin paraqitur 2 mbrojtësit e thirrur për caktim kryesisht nga gjykata, av.Jalldiz Kastrati dhe av.Rabije Cenalia. Nga ana e gjykatës, iu la kohë mbrojtësve për tu njohur me aktet e procedimit penal të fazës së hetimit paraprak, të përcjella nga ana e Prokurorisë së Posaçme dhe për këtë arsye ndërpreu shqyrtimin gjyqësor, për të rifilluar diten e sotme, në orën 15.00”, njofton gjykata.

 

Fraksion.com