AktualitetBota+Të fundit

Erdogan drejtuar Papës: Izraeli po masakron Palestinën

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me Papa Françeskun, duke deklaruar se “sulmet izraelite në Gaza kanë arritur në nivelin e masakrës’.

Ankaraja njoftoi se gjatë takimit, Erdogan kritikoi mungesën e indinjatës nga ana e komunitetit ndërkombëtar lidhur me sulmet në Rripin e Gazës.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni, konfirmoi lajmin, duke nënvizuar se komunikimi i kërkuar nga kreu i shtetit turk, “përqendrohej në situatën dramatike në Tokën e Shenjtë.

Papa shprehu pikëllimin e tij për atë që po ndodh dhe kujtoi qëndrimin e Selisë së Shenjtë, duke shpresuar se mund të arrihet një zgjidhje me dy shtete dhe një statut i veçantë për qytetin e Jeruzalemit”.

 

Fraksion.com