Berisha paralajmëron: Nuk do të ndalemi nga asgjë, Rama të bëjë çfarë të dojë
Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar ditën e sotme se opozita ka nisur betejën e saj në parlament dhe “nuk ka diskutim” se ajo do shoqërohet nga një “lëvizje e fuqishme popullore”, duke nënkuptuar se opozita po i hap rrugë nisjes së protestave.
Berisha u shpreh i prerë duke thënë se protestat nuk do të ndalen më këtë herë nga asnjë masë që mund të merret nga kryeministri Edi Rama.
Sipas tij Rmaa ka kaluar “çdo vijë të kuqe” dhe tani do të përballet me përgjigjen e opozitës.
Sa i përket një date konkrete, ai u shpreh se çështja do diskutohet me Këshillin Kombëtar që do të mblidhet ditën e nesërme dhe aleatët opozitarë.
“Asgjë nuk ndryshon kjo, ne kemi nisur betejën në parlament, por e kemi nisur me vendosmërinë më të fortë. Kur kemi nisur betejën në parlament kemi vetëdije se çfarë kemi marrë përsipër. Nuk ka diskutim se ajo do shoqërohet me një mbështetje të fuqishme popullore.
Këto nuk ndalen më, këto protesta nuk ndalen më nga asnjë masë e Edi Ramës. Të bëjë çfarë të dojë, ne do vijojmë. Ne do i përgjigjemi sepse ai ka kaluar çdo vijë të kuqe. Do konsultohemi me Këshillin Kombëtar dhe aleatët për protestat. Protesta ka nisur në parlament, të jeni të bindur që do jetë serioze, javë pas jave.
Kanë dërguar 22 me prokurorinë Felaj, pro gjykatësit i thanë prokurorisë Felaj se nuk ka asnjë shkelje ligjore. Kjo është e vërteta. Shikoni çfarë skenari, ta bëjnë sa më të madhe që njerëzit të thonë se ka ndodhur diçka. Ai është procesi më i përsosur që mund të ketë ndodhur në rrafshin ligjor.Ai proces ka një shkelje ligjore, më duhet ta pranoj. Atë e ka bërë Edi Rama. Rama ka ndryshuar destinacionin që në vitin 2006, në 6 qershor ka ndryshuar destinacionin”, u shpreh ai ndër të tjera.
Fraksion.com