Berisha nën hetim, dy avokate të shtetit do përfaqësojnë ish-kryeministrin në GJKKO, njëra prej tyre dikur kandidate për deputete e LSI
Rabie Cenalia dhe Jalldiz Kastrati, do të jenë dy avokatet e shtetit për procesin Berisha. Sot, në seancën e radhës gjyqësore në GJKKO, e cila është shtyrë për në orën 15:00, ish-kryeministri Sali Berisha do të përfaqësohet nga dy zonja.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se njëra prej tyre, Kastrati, rezulton të ketë qenë dikur kandidate për deputete e LSI, sot Partia e Lirisë, me kryetar Ilir Metën.
Ndërkohë, dje Gjykata e Posaçme pasi i caktoi një avokat nga shteti Berishës, zotin Artan Simoni, pak orë më vonë e zëvendësoi këtë të fundit me një tjetër. Shkak i vendimit është bërë një postim i bërë më herët nga Simoni në rrjetet sociale.
Fraksion.com