AktualitetPolitikëTë fundit

“Artan Simoni ishte valutë”, njëra nga avokateve që i caktoi shteti ish-kandidate e LSI Berisha: Nuk i njoh!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar sot caktimin e dy avokateve të reja, Rabie Cenaliaj dhe Jalldiz Kastrati.

I pyetur nga gazetarët, se çfarë mendimi ka, pasi njëra prej tyre ka qenë ish kandidate për deputete e LSI, ndërsa tjetra mbështetëse e PD, Berisha tha se nuk i njeh. Ndërsa për Artan Simonin u shpreh se “ishte valutë”. Kujtojmë qe Jalldiz Kastrati, rezulton të ketë qenë dikur kandidate për deputete e LSI, sot Partia e Lirisë.

“Së pari, nuk kam asnjë njoftim dhe unë duhet të njoftohesha sipas procedurës. Mesa di unë, duhet të njoftohesha, por kaq familjar nuk jam me rregullat. Kam avokatin. Së dyti, për persona që nuk i njoh, nuk komentoj. Është normale. Nuk kam asnjë lloj komenti dhe kjo është normale. Ai që u hoq, ai ishte valutë. Se si e hoqën atë, nuk me mora vesh.”, tha Sali Berisha.

 

Fraksion.com