AktualitetTë fundit

Përdhunimi i 26-vjeçares në Vlorë, agresorët në gjykatë nën masa sigurie

Mbërrijnë në gjykatën e shkallës së parë në Vlorë për t’u njohur me masën e sigurisë Albi Ceno dhe Oltjon Tahiri, të akuzuar për mbajtjen me forcë dhe përdhunimin e 26-vjeçares pak ditë më parë në Vlorë.

Seanca gjyqësore drejtohet nga Hektor Sinanaj. Do të zhvillohet dhënia e masës së sigurisë edhe për Gentjano Mehmetin, i cili vazhdon të jetë në arrati por edhe për personin e katërt të përfshirë në krim me inicialet V.K., i cili vazhdon edhe ai në arrati.

Seanca po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie, për shkak se ky rast ka ngjallur shume reagime. Prokuroria për të katër shtetasit kërkon arrest me burg.

Fraksion.com