Gjyqi për Berishën, Mbrojtja: Do të marrim pjesë në seancë!
Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj ka pranuar se mbrojtja do të marrë pjesë në seancën e GJKKO.
Berisha njihet sot me masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim të daljes jashtë shtetit” për akuzën “korrupsion pasiv” në çështjen e privatizimit të kompleksit ‘Partizani’. Dhe në përgjigje të interesimit të gazetares së Top Channel Kristi Gongo, Gjokutaj u shpreh se do të jenë pjesë e seancës që mbahet sot në orën 14:30.
Ashtu sikurse dje, edhe sot ish-kryeministri Berisha pritet të mos jetë prezent, por të përfaqësohet nga dy avokatët mbrojtës Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjezi.
Më herët, gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raportoi se kjo çështje ka dy qëndrime të ndryshme, nga njëra anë avokatët mbrojtës të Berishës dhe nga ana tjetër Gjykata e Posaçme.
Teksa qëndron në fuqi deklarata publike e avokatit Genc Gjokutaj, i cili tha në seancën e djeshme se mbrojtja ka kërkuar dorëheqjen e gjyqtares Irena Gjoka për njëanshmëri në këtë proces, Gjykata e Posaçme i konfirmoi Top Channel se deri në këto momente nuk ka mbërritur në sekretari asnjë kërkesë për dorëheqjen e gjyqtares që vendosi masën e sigurimit personal, ku veç Jamarbër Malltezit dhe Fatmir Bektashit është dhënë masa në mungesë “detyrim paraqitje” dhe ndalim për të ndalë jashtë vendit edhe për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Gjykata është duke vlerësuar ende mundësinë për të mbajtur një proces gjyqësor me dyer të mbyllura me një avokat falas, në rast se Berisha apo mbrojtja e tij nuk do të jenë prezentë në seancë.
Fraksion.com