AktualitetPolitikëTë fundit

“E denjë për zyrat e Sigurimit apo Gestapos”, Berisha: Pse akuzat ndaj meje është dosja politike e shekullit

Ish-kryeministri Sali Berisha, thekson se në vendet diktatoriale dënohet opozita, por ndryshe nga vende si Rusia, në Shqipëria goditen reformat e Partisë Demokratike. Në mbledhjen e Kryesisë, Berisha tha se dosja ndaj tij është e denjë për zyrat e Sigurimit të Shtetit.

“E pa që me të gjithë atë setapin e vendimeve të qeverisë së tij dhe vendimeve ndërkombëtare që ai mbetej i vendosur në bindjen dhe idealet e tij, atëherë zgjodhi rrugën tjetër, mendoi se do i hapë një goditje të re opozitës, me një proces politik të shekullit. Pse unë e quaj procesi politik të shekullit?

Edhe Putini dënon opozitar, edhe Lukashenku. Pse është këtu ndryshe? Sepse Edi Rama me larot e tij merr përsipër t’i bëjë gjyqin reformave. Edi Rama zgjedh reformat për të akuzuar Sali Berishën, pra zgjedh suksesin, shpirtin e brendisë së Partisë Demokratike si një forcë reformatore transforumuese e vendit.

Të gjithë ju që keni pasuri mundësi ta lexoni dacibaon e Edi Ramës konstatoni se ajo është e denjtë vetëm për zyrat e Sigurimit të Shtetit, të gjykatave të popullit të Diktaturës apo Gestapos. Shkruan qindra faqe për të përdor reformat për të akuzuar armikun, nga të cilat kanë përfituar qindra mijëra shqiptarë. Nuk është këtu çështje e sulmit ndaj Sali Berishës. Çështja është këtu që Edi Rama me dy tre vrasës me pagesë të reformave kërkon t’i përdor ato. Të gjitha vendime kolektive, vendime Parlamenti. Kërkon të delegjitimojë Parlamentin si ligjvënës, qeverinë si hartuese të ligjeve dhe synon të vendos me 4-5 vrasës të ligjeve, të Kushtetutës, të demokracisë”, theksoi Berisha.

 

Fraksion.com