AktualitetTë fundit

Avokatët e Berishës braktisin seancën, flet Gjokutaj: Ja arsyeja se pse u larguam, Gjykata po përdor instrumente për të…

Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi, avokatët e Sali Berishës kanë vendosur të braktisin seancën ditën e sotme, e cila sipas gazetares Klodiana Lala po vijon, por me një avokat të caktuar nga shteti.

Në një deklaratë për mediat, Gjokutaj tha se kanë vendosur që të braktisin seancën pasi Gjykata nuk ka kërkuar kërkesën e tyre për dërgimi për shqyrtim të çështjes në Gjykatën Kushtetuese.

“U paraqitëm sot në seancë, kemi paraqit dje një kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Gjoka dhe sot kemi bërë kërkesë për procesverbalin audio dhe gjyqësor. Kërkuam që Gjykata të vendosë të na japë kopje të akteve, që pretendon se e ka vendosur dje, pa u njohur me aktet merr vendim për vazhdim seance. Gjykata refuzoi kërkesën që çështja të dërgohej për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.

Pasi na rrëzoi kërkesën, ne u larguam nga seanca. Gjykata po përdor instrumente dhe justifikime për të mos na njohur me aktet. Seanca e verifikimit dhe ekzekutimit, rishikon dhe një herë seancën e parë dhe verifikohen dhe një herë kushtet e mëparshme”, tha ai.

Fraksion.com