A e ka paditur gjykatësen Irena Gjoka? Berisha: Kur një gjykatës apo prokuror del kundër Kushtetutës, është gjembëzi për vendin
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se nuk mund të konfirmojë nëse ka depozituar apo jo një kallëzim për gjyqtaren e çështjes, Irena Gjoka, për të cilën kërkoi dje përjashtimin nga procesi.Në një dalje për mediat, Berisha theksoi se kur një gjykatës apo prokuror del kundër Kushtetutës, është gjembëzi për vendin.
“A e kam depozitar apo jo, këtë nuk mund ta them. Kërkesa është reale. Le ta heqin vullnetarisht, Kushtetuta nuk e njeh. Sepse për gjykatën Ndërkombëtare dhe Kushtetutën, imuniteti është në radhë të parë për Parlamentin, që të ushtrojnë kushtetutën, të paintimiduar. Ajo deklaratë që bëj unë; që e heq, është morale, por duhet të mblidhet Kuvendi. E votoj dhe sot ndryshimet në Kushtetutë. Kur një gjykatës, prokuror merr përsipër të dalë kundër Kushtetutës, ai është gjembëzi për vendin. Kur arrin në këtë shkallë krijon një qeveri antikushtetuese.”, tha Berisha.
Fraksion.com