“Velvet Red”, ngjyra që do ju rikthen humorin gjatë stinës së ftohtë
Dimri po vjen dalëngadalë, edhe pse temperaturat duket se ende nuk po duan të largohen përfundimisht nga vera. Megjithatë, të gjithë e dimë që dimri është afër, temperaturat e ftohta, ditët e festave dhe ditët e borës po ashtu. Në mendje, në këtë kohë, është patjetër edhe pyetja: cila do të jetë ngjyra dimërore e flokëve?
Me perëndimin e diellit më herët dhe me më pak dritë gjatë ditës, ne po përqafojmë kalimin natyral drejt nuancave më të errëta, si nuancat e zeza, kadifja e kuqe dhe nuanca e qershisë.
Ndryshimi i ngjyrës së flokëve vjen me dramën e pashmangshme të sezonit për të mos bërë kapërcime drastike. Pamja e re të mos jetë tronditëse, edhe pse vjen pas vjeshtës së ngrohtë, ku flokët kafe dhe të kuqe ishin nuancat kryesore.
Për ata që dëshirojnë diçka edhe më të guximshme për dimër, rekomandojmë tendencat e frymëzuara nga e kuqja, vishnja apo edhe xhinxheri – erëzat ideale të menusë së dimrit.
Koloristi kryesor në Warren Tricomi NYC, Sachi Kumagai, thotë se nuancat e forta janë duke u larguar. “Njerëzit duan një pamje të kombinuar, me pak mirëmbajtje”,- thotë Kumagi. Ndaj ai propozon nuanca që rezistojnë më shumë në kohë dhe për më tepër nuk kërkojnë shumë kujdes për t’u dukur bukur.
E mendonit ju se flokët e kuq mund të nxeheshin më shumë? Këtë dimër flokët velvet të kuqe të errët po na tregojnë të kundërtën. Ashtu si shumica e ngjyrave të flokëve, ka një ndryshim sezonal për fijet e xhenxhefilit: “Përparimi natyror shkon nga bakri i butë në bakër më të fortë (për vjeshtën); pastaj në të kuqe më të fortë (për dimër) – dhe ne tashmë po e shohim këtë shumë qartë”,- thotë Smith.
Nëse nuk jeni një flokëkuqe natyrale dhe po mendoni për një nuancë të re në flokët tuaj, mos u shqetësoni. Thomas thotë se kjo ngjyrë do të duket edhe më tërheqëse me kalimin e kohës, veçanërisht nëse keni rrënjë kafe të errëta, pasi do të krijojë një pamje me ombre të zeza në të kuqe.
Fraksion.com