Policia zbarkon në kompleksin Partizani
Policia ka zbarkuar në kompleksin ‘Partizanin’ një ditë pas SPAK vendosi nën sekuestro pasuritë e Jamarbër Malltezit, dhëndrit të Sali Berishës.
Mësohet se me urdhër të SPAK, policia pritet të sekuestrojë pronat e Malltezit në këtë kompleks. Kujtojmë se Malltezi u la në burg nga gjykata e cila vendosi mos të ndryshojë masën e sigurisë të caktuar nga SPAK, pas akuzave për korrupsion dhe pastrim parash.
Ndërkohë Malltezit iu sekuestruan 6 llogari bankare përveç apartamenteve të shumta dhe vilës në Gjirin e Lalzit. Llogaritë bankare kapnin vlerën rreth 197 mijë euro, 29 mijë dollarë dhe 2.7 milionë lekë.
Në fotot nga LSA shihet momenti kur policia ka hyrë në ambientet e ish-kompleksit sportiv Partizani ose siç njihet tashmë kompleksi Magnet, ku janë ndërtuar 17 kulla.
Fraksion.com