Përplasen 158 automjete në aksidentin masiv në SHBA
Një aksident masiv ka ndodhur në Luziana, SHBA për shkak të dukshmërisë së kufizuar të shkaktuar nga mjegulla. Sipas CNN në këtë aksident janë përfshirë të paktën 158 automjete ku deri më tani raportohen 7 viktima dhe 25 të plagosur.
Mësohet se shumë të tjera kanë marrë lëndime si pasojë e këtij aksidenti si pasojë e kufizimit të dukshmërisë së rrugës nga mjegulla. Bëhet me dije se më herët meteorologët kishin paralajmëruar se në zonë do të kishte prani të mjegullës së dendur, e cila krijohet në kushte të lagështa, me tym dhe dukshmëria mund të jetë e kufizuar. Si pasojë e përplasjes disa nga automjetet janë djegur pasi mes tyre ndodhej një kamion cisternë që mbante lëng të rrezikshëm.
“Kombinimi i tymit të zjarrit dhe mjegullës së dendur është i rrezikshëm dhe unë dua të inkurajoj të gjithë banorët e Luizianës në zonat e prekura që të kenë kujdes ekstrem gjatë udhëtimit”, tha guvernatori i Luizianës.
Sipas raportimeve mjegulla tepër e dendur, e njohur si super mjegull, u shkaktua nga mjegulla e kombinuar me tymin e zjarreve aty pranë. Luiziana ka luftuar me zjarre të paprecedentë, nxehtësi ekstreme dhe thatësirë të pamëshirshme që nga vera.
Fraksion.com