AktualitetPolitikëTë fundit

GJKKO kërkon ta marrë në pyetje, Berisha njofton konferencë 30 minuta para seancës

Ish-kryeministri Sali Berisha është thirrur nga GJKKO për t’u marrë në pyetje ditën e sotme lidhur me hetimin e çështjes së privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Berisha nuk është shprehur qartazi nëse do i përgjigjet thirrjes së GJKKO, duke qenë se ka refuzuar edhe të komunikojë me efektivët e policisë për t’u njohur me masën e ndalimit.

Megjithatë ai sapo ka njoftuar se vetëm 30 minuta para orarit të caktuar nga GJKKO për marrjen në pyetje, pra në orën 13:30, ai do të mbajë një konferencë për shtyp.

 

Fraksion.com