AktualitetPolitikëTë fundit

“Vladimir Qiriazi u zgjodh nga socialistët”, Berisha: Ish-gjenerali ka faktuar se kompleksi u kthye në “tokën e askujt”

Ish-kryeministri Sali Berisha iu është përgjigjur akuzave të SPAK për korrupsion në lidhje me hetimet për çështjen e privatizimit të kompleksit Partizani, duke u shprehur se ish-gjenerali Vladimir Qiriazi ka faktuar vetë me deklaratat e tij se toka e kompleksit kishte përfunduar në tokën e askujt kur ai ishte përgjegjësi shtetëror për pronësinë e tyre.

Berisha u shpreh se Qiriazi nuk ka kundërshtuar urdhrin për marrjen në administrim dhe kontabilizim si të paligjshëm, përkundrazi ka kërkuar regjistrimin në ZRPP por nuk ka ndjekur regjistrimin deri në fund.

Sipas tij Qiriazi, i cili “bëhet personazh në gjysmën e aktpadisë”, është zgjedhur në shërbim ushtarak nga socialistët dhe jo nga demokratët.

“Vladimir Qiriazi ishte bllokues i pronave. Cilido që lexon akuzat e tij e kupton mirë se ai me ato që thotë vetë fakton se klubi Partizani kishte përfunduar në tokën e askujt kur ai ishte përgjegjësi shtetëror për pronësinë e tyre. Vladimir Qiriazi u rrëfen skapistëve të Edit se dërgova ekipin kur mu kërkua me forcë për kontabilizim, por e përzunë dhe nuk e lanë të futej. Po kush, mafia e cila ushqente me para, paguheshin aty.

Për rreth 3 vite nga dalja e urdhrit kjo komandë nuk ka bërë veprime të plota dhe nuk kishte përfunduar regjistrimin në ZRPP.  Kjo ishte një tokë pa zot, pronarëve nuk u jepej. Ministri dha urdhër që të merrej në pronësi, sepse kur shkoi kontrolli ynë gjeti 40 pushtime. Aty kishte hotel, ndërtesa të tjera që ishin plot. Ata paguanin, por jo shtetit, asnjë lek. Urdhri ka dalë në vitin 2006 dhe procedura e privatizimit është nisur në 2007 nga ministria e ekonomisë.

Qiriazi nuk ka kundërshtuar urdhrin për marrjen në administrim dhe kontabilizim si të paligjshëm, përkundrazi ka kërkuar regjistrimin në ZRPP por nuk ka ndjekur regjistrimin deri në fund. Po ashtu Qiriazi ka nxjerrë urdhër në mars 2009 dhe ka ngritur grup pune për marrjen në administrim nga Partizani. Pas kalimit të afatit nuk ka ndërmarrë hapa për zbatimin e urdhrit.

Qiriazi sqaron vetë se SH.A Partizani qëndron pa leje në ambient. Komanda mbështetëse ka pranuar se duhet të zbatohet urdhri por nuk e ka çuar deri në fund. Asnjë nga gjetjet e tyre nuk është kundërshtuar, por Qiriazi që e bëjnë personazh në gjysmën e aktpadisë, jo nga ne por nga socialistët është zgjedhur në shërbim ushtarak”, u shpreh ai.

 

Fraksion.com