Gazment Bardhi njofton deklaratën për shtyp
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi pritet të mbajë një deklaratë sot në orën 11:30.
Teksa për Berishën ka pasur zhvillime, pasi ndaj tij GJKKO ka caktuar masën ‘detyrim paraqitje’ Bardhi ende nuk është shprehur për akuzat e SPAK ndaj ish-kryeministrit dhe dhëndrit të këtij të fundit, Jamarbër Malltezi.
Por a do të flasë Bardhi sot për Sali Berishen dhe akuzat që SPAK ka ngritur ndaj tij?
Ajo çfarë pritet me interes është se për shumë çështje në të cilat SPAK ka goditur zyrtare e ish-zyrtarë të PS, deputetët e PD, kanë mbështetur SPAK. A do të ndryshojnë ata qëndrim kur bëhet fjalë për Sali Berishën, apo do të vazhdojnë të mbështesin SPAK?
Fraksion.com