AktualitetTë fundit

Dy ditë pas masës ‘detyrim paraqitje’ për Berishën, diplomatë të huaj në SPAK

Dy ditë pas masës ‘detyrim paraqitje’ për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili akuzohet për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, diplomatë të huaj kanë shkuar sot në SPAK.

Në ambientet e SPAK është parë të mbërrijë një përfaqësues i ambasadës së Britanisë së Madhe.

Ende nuk dihen arsyet e mbërritjes së tyre apo nëse ka lidhje me seancën  që pritet të mbahet në orën 13:00 pritet që të mbahet seanca për Jamarbër Malltezin dhe Fatmir Bektashin.

Mbrëmjen e së shtunës, me urdhër të SPAK u arrestua Jamarbër Malltezi, dhëndri i Berishës, pasi akuzohet për korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Ndërkohë, për Berishën u caktua masa ‘detyrim paraqitje’ si dhe iu bllokua pasaporta, për të mos lejuar kështu daljet jashtë vendit.

 

Fraksion.com