AktualitetTë fundit

“Do të vras”, shqiptari merr peng bashkëshorten në Itali, gruaja shpëton, hidhet nga dritarja

Një 35-vjeçar shqiptar ka dhunuar bashkëshorten e tij 31-vjeçare dhe më pas e ka mbyllur në garazh. Fatmirësisht gruaja ka mundur të arratiset nga garazhi dhe ka shkuar më pas në polici ku dhe ka denoncuar bashkëshortin.

Mediat italiane bëjnë me dije se ka qënë gruaja ajo që bëri denoncimin në polici, pasi kishte mundur të dilte nga garazhi ku e kishte mbyllur.

Ajo ka rrëfyer para policisë se burri e kishte marrë me forcë mëngjesin e djeshëm nga makina e një prej kolegëve të saj, ku së bashku me djalin e saj 9-vjeçar, ishte nisur për në punë. Pas një debati të ashpër, burri mësohet se e ka dërguar atë në një shtëpi të pabanuar në zonën e via Libertà, në Maddaloni, ku pasi e rrahu dhe e kërcënoi me vdekje, e mbylli në garazh, duke u larguar me djalin dhe duke e paralajmëruar se do të kthehej për ta vrarë.

Vetëm gjatë natës, 31-vjeçarja ka arritur të arratiset duke thyer një dritare dhe duke u vetëplagosur. Falë një kalimtari, ajo më pas ka arritur të lajmërojë policinë.

E reja shqiptare ka mundur të bashkohet me të birin dhe të strehohet në një qendër në ndihmë të grave të dhunuara, ndërsa  bashkëshorti i saj, 35-vjeçari shqiptar, është ende në kërkim për dhunë në familje dhe rrëmbim.

 

Fraksion.com