Life StyleTë fundit

Ronaldo Sharka akuzon Olta Gixharin për bullizëm pas komentit të saj në DWTS

Ronaldo Sharka dhe Olta Gixhari kanë pasur një raport shumë të komplikuar në “Big Brother VIP”. Dyshja janë përplasur shpesh ashpër me njëri-tjetrin, teksa debate mes tyre pati edhe pas mbarimit të spektaklit.

E tani ata janë përfshirë sërish në një debat pasi janë pjesë e “Dancing with the stars”, Ronaldo si konkurrent, kurse Olta si anëtare jurie.

Të premten e kaluar, aktorja i tha Ronaldos: “Unë të pashë qëparë, një orë para, e hëngre sanduiçin”, duke treguar edhe përmasat e sanduiçit, “Ja, kaq sanduiçi”. Ajo u shpreh se konkurrenti nuk e mban dot balerinën të cilës i tha të mendohet 2 herë para se t’i besojë Ronaldos.

Shiko, vajzë e dashur, ti ha bukë me ato këmbë. Pyete veten mirë para se të bësh një padieshkë me Ronaldon, se do të të lëshojë këtu dhe s’të ndihmojë dot pastaj”, tha ajo.

Këtë deklaratë, Ronaldo e ka bashkuar me një në “Big Brother” ku Olta i thotë se  ushqimi është shumë i rëndësishëm për të.

Ai e ka publikuar videon në Instagram duke shkruar: “Olta, kjo grua bullizuese e cila ka fobi nga njerëzit që duan e dashurojnë ushqimin dhe që kanë ca KG të tepërta!”


https://www.instagram.com/p/CynlVmKNMQ1/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=invalid&ig_rid=2e349c31-0cc7-4b7e-85ce-d478dd33dfb4

Fraksion.com