Kush janë dy prokurorët që firmosën arrestimin e Jamarbër Malltezit dhe masën e sigurisë për Sali Berishën
Jamarbër Malltezi u arrestua mbrëmjen e sotme, ndërkohë akuzohet për pastrim parash dhe fshehje pasurie për çështjen privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Ndërkohë, për ish-kryeministrin Sali Berisha është caktuar masa ‘detyrim paraqitje’.
Masat e sigurisë janë kërkuar nga prokurori i SPAK, ish kreu i këtij institucioni Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, e cila ka firmosur dhe për ish zv/kryeministrin Arben Ahmetaj. Sakaq, mësohet se veç Malltezit dhe Sali Berishës janë firmosur dhe disa masa të tjera arresti.
Malltezi është vënë në pranga sapo ka mbërritur në aeroportin ‘Nënë Tereza’, ku po kthehej nga një udhëtim nga një vend i BE. GJKKO ka vendosur sekuestrimin e pasurive të tij të cilat do t’i shërbejnë tashmë hetimeve për çështjen e privatizimit të ish-klubit Partizani. Malltezi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash.
Fraksion.com