AktualitetTë fundit

Skënder Gjinushi rizgjidhet në krye të Akademisë së Shkencave me 51 vota pro e 2 kundër! Nuk ndryshon as zv/kryetari

 Skënder Gjinushi rizgjidhet në krye të Akademisë së Shkencave, me 51 vota pro dhe 2 kundër.

Votimi u mbajt paraditen e sotme (20 tetor 2023) në Akademinë e Shkencave. Ndërsa akademiku Vasil Tole i cili rikandidoi për postin e zv.kryetarit, u zgjodh me 50 vota pro dhe 3 kundër.

Votimi u mbajt pa praninë e mediave dhe me dyer të mbyllura. Shpjegimi që vjen prej Akademisë është përmes Statutit të saj, ku në mungesë të debatit, mosprania e medies është legjitime.

Pak kohë më parë u miratua Ligji që i lejon kryetarit të Akademisë (po ashtu edhe zv.kryetarit) një mandat të dytë, dhe heqja e kufizimit të moshës deri në 75-vjeç. Kjo bëri që rikonfirmimi i krerëve aktual të ASH-së të mos ketë pengesa.

Kryetari i rizgjedhur i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi dha një prononcim për mediat pas procesit me dyer të mbyllura të votimit. I pyetur se si ndihet që ka qenë i vetëm në garë, Gjinushi u shpreh se procesi ishte tërësisht demokratik pas

‘Secili ka kandidat ka në dorë veten e vet. Gjithkush nga Akademikët kanë qenë i ftuar dhe jo vetëm se ligji ta jep të drejtën. Në një shoqëri demokratike, lejohet kandidimin e lirë, kur pengohet është problem.

Ende se keni kuptuar që në institucionet si Akademia e Shkencave, dinë të vlerësojnë se kush do të jetë ekipi drejtues dhe kolaudohet se cila reformë, cila alternativë do duhet mbështetur? Kur merr shume vota në mandat të dytë i bie që ke punuar shumë mirë. Garë është se votohet po jo. Vazhdoni i bini një kambanë. Dinë se ç’bëjnë 53 akademikë. Mos bëni sikur jeni më të mençur se akademikët.’- tha Gjinushi.

I vetëm në garë, Skënder Gjinushi rizgjidhet në krye të Akademisë së Shkencave me 51 vota pro e 2 kundër! Nuk ndryshon as zv/kryetari

 

Fraksion.com