AktualitetBota+Të fundit

Raportohet për viktima pas një shpërthimi në një kishë në Gazë

Një shpërthim ka goditur një kishë ortodokse greke, ku po strehoheshin palestinezët e zhvendosur në Rripin e Gazës. Shpërthimi ndodhi në orët e vona të së enjtes, duke shtuar vdekje dhe dhjetëra të plagosur.

Mohammed Abu Selmia, drejtori i përgjithshëm i spitalit Shifa, tha se dhjetëra persona janë plagosur në Kishën e Shën Porfirit, por nuk dha numër të saktë të viktimave, pasi shtoi se nën rrënoja ka persona të bllokuar.

Autoritetet palestineze kanë fajësuar një sulm ajror izraelit për shpërthimin, por ky pretendim nuk ka mundur të konfirmohet në mënyrë të pavarur.

Patrikana Ortodokse Greke e Jerusalemit lëshoi një deklaratë duke e dënuar sulmin dhe tha se “nuk do të braktisim detyrën tonë fetare dhe humanitare” për të ofruar ndihmë.

Një i mbijetuar i tha televizionit Al Jazeera nga Katari se nuk kishte paralajmërime nga ushtria izraelite para shpërthimit.

I emëruar në nder të peshkopit të Gazës nga viti 395 dhe 420, Kisha e Shën Porfirit gjendet në seksionin al-Zajtun të Qytetit të Vjetër të Gazës. Kisha ka mure të trasha gëlqerore dhe brenda ka ikona kishtare dhe në tavanin e tij ka piktura të ndryshme.

Ndërtesa u shndërrua në xhami në shekullin e shtatë, para se një kishë e re të ndërtohej në shekullin e dymbëdhjetë gjatë kryqëzatave.

Shpërthimi në këtë kishë vjen në kohën kur Izraeli është zotuar se do të kryejë një pushtim tokësor të Gazës të banuar me 2.3 milionë palestinezë, në kundërpërgjigje të sulmeve të Hamasit.

Grupi militant palestinez Hamas nisi sulme të koordinuara nga toka, ajri dhe deti ndaj Izraelit më 7 tetor. Që atëherë, Izraeli ka bombarduar pa rreshtuar Rripin e Gazës dhe ka urdhëruar banorët që të evakuohen nga veriu për në jug të territorit/REL

 

Fraksion.com