Rama: Vijojnë punimet në Xhaminë e Plumbit në Shkodër, ndër 50 më të bukurat e botës
Xhamia e Plumbit në Shkodër është një ndër objektet e kultit më të rëndësishme jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Ballkan.
Aktualisht ajo po i nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë, që synon edhe mbrojtjen nga përmbytjet.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale disa fragmente të filmuara nga Xhamia e Plumbit në Shkodër, ku po vijojnë punimet për të rilindur këtë monument kulture të kategorisë së parë, të cilësuar si ndër 50 më të bukurat e botës.
Xhamia e Plumbit është ndërtuar në vitit 1773-1774 nga Mehmet Pashë Bushatliu.
Ajo është shpallur Monument Kulture në vitin 1973 dhe është e vetmja xhami e ngelur në këtë zonë nga periudha osmane.
Ndërhyrja e fundit në këtë xhami është bërë në vitin 1865, pas përmbytjes së madhe të Shkodrës.
Restaurimi i kësaj xhamie po bëhet pas një marrëveshje të lidhur me palën turke.
Fraksion.com