Prokuroria e Elbasanit shpall moskompetencë për grupin e Laert Haxhiut, ia kalon dosjen SPAK
Prokuroria e Elbasanit ka shpallur moskompetencën për grupin e Laert Haxhiut, duke ia kaluar çështjen SPAK-ut.
Hetimet konkluduan se kemi të bëjmë me grup të strukturuar kriminal çfarë ka çuar në shpalljen e moskompetencës së prokurorisë së Elbasanit.
I shumëkërkuari i drejtësisë shqiptare, Laert Haxhiu, ndodhet në një burg grek, por pak ditë parë Gjykata e Apelit të Janinës i dha dritën jeshile ekstradimit të tij drejt Shqipërisë.
Megjithatë, sipas legjislacionit grek, Laert Haxhiu ka të drejtë të kërkojë shqyrtimin e ekstradimit të tij në Gjykatë të Lartë e cila do të japë një vendim final. Haxhiu u arrestua në maj të këtij viti në Janinë me dokumente të falsifikuara gjeorgjiane pasi nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar.
Haxhiu është në kërkim për 7 vrasje dhe ngjarje të tjera të rënda është një hap larg ekstradimit në Shqipëri.
Arrestimi i Artan Tafanit i cili më pas u bë i penduari i drejtësisë, e implikoi Laert Haxhiun dhe me ngjarje të rënda kriminale mes tyre 6 vrasje 4 të ndodhura në Shqipëri dhe 2 në Greqi.
Fraksion.com