Zhaklin Lekatari flet për romancën me biznesmenin shqiptar
Edhe pse mundohet të jetë hermetike rreth jetës së saj private, disa muaj më parë Zhaklin Lekatari u kap ‘mat’ në një varkë me partnerin e saj. Edhe pse ka konfirmuar lidhjen, gazetarja nuk ka folur rreth saj.
E ftuar së fundmi në ‘Natën me Aulonën’, ajo u pyet për fotot me partnerin e saj, i cili është biznesmeni Gjergj Skëndo. Zhaklina tha se është e lumtur dhe ai e ka mbështetur, gjë për të cilën e falenderoi.
“Po jam në një marrëdhënie, por do të doja ta ruaja si marrëdhënie e të mos flisja shumë për të sepse mendoj që kjo marrëdhënie e meriton të jetë e sigurt, jam e lumtur.
Ka qenë një njeri që më ka mbështetur në momentin e duhur dhe e falenderoj”
Fraksion. com