AktualitetPolitikëTë fundit

Salianji “i ngujuar” në Kuvend komenton përjashtimin nga seancat: S’do të ketë normalitet parlamentar deri sa…

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji nga ambientet e Kuvendit, ku është ‘ngujuar’ bashkë me kolegë të tjerë të opozitës, komentoi përjashtimin e tij dhe të 25 ligjvënësve.

Në një lidhje përmes ‘Skype’ për News24, Salianji theksoi se maxhoranca e ka shndërruar Kuvendin si kasollen e vetë, dhe madje shkon deri aty sa fik edhe dritat.

Salianji cili mori pjesë në bllokimin e seancës plenare ditën e sotme në Kuvend është shprehur se deputetët e opozitës nuk do mungojnë as në seancat e ardhshme plenare, pavarësisht vendimit për përjashtimin e tyre.

Ai u shpreh se nëse seanca caktohet ditën e nesërme, ose dhe gjatë javës së ardhshme, deputetët e opozitës nuk do mungojnë dhe do ketë “aksion”.

“E kanë si kasollen e vetë ata. Ndaj ne jemi këtu në mbështetje të qytetarëve. Këta mendojnë se e kanë kasollen e vetë, kanë fikur dhe dritat dhe e kanë vendosur dhe kyçin. Kjo është ëndrra e Edi Ramës dhe e PS që mos të ketë opozitë. Është mësuar me opozitë të trukuar dhe do të që vazhdojë me të njëjtën logjike. Ne jemi këtu si përfaqësues të qytetarëve, s’kemi ardhur këtu për qefin tonë. Ne do të qëndrojmë këtu deri sa të kthehet Kuvendi në situatë të ligjshmëri. Në të kundërt nuk ka për të pasur normaliteti Kuvendi. Janë të gjithë ata deputetë që janë përjashtuar. Mund ta kenë bërë me qëllim që të vijnë dhe të zhvillojnë një seancë normale.

Nuk po kërkojmë diçka nga Partia Socialiste, por po kërkojmë atë që na garanton Kushtetuta. Ne duam që të ketë komision të Reformës Zgjedhore që përfaqëson deputetët për të pasur një reformë gjithëpërfshirëse. Jemi në kushte ku nuk mund të ketë normalitet. Fjala e Ramës nuk mund të jetë ligj.

Ne nuk kemi zaptuar asnjë institucion, neve na kanë votuar qytetarët. Ne jemi duke kthyer ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë. Te karriget nuk është ulur askush, asnjë karrige nuk është pronë e askujt, përveç publikut. Këtë nuk e përcakton as Rama e askush tjetër përveç Kushtetutës.

Ata tentojnë të caktojnë kush është opozita e këtij vendi. Nuk do ketë seancë plenare sot, ne nuk do e lejojmë këtë. Ne do jemi këtu prapë edhe nesër. Nuk i intereson askujt të prishë rregullat e demokracisë.

Ne do të jemi këtu javën tjetër, do diskutojmë dhe do ketë aksion. Nuk do lejojmë funksionimin normal të parlamentit për sa kohë ka abuzim me të drejtat tona. Ne e premtuam te qytetarët këtë që herën e kaluar”, tha ai.

 

Fraksion.com