AktualitetPolitikëTë fundit

Nga Bardhi te Mziu, deputetët e Berishës, ulen në vendet e ministrave: Mbyllet pas 20 minutash seanca plenare!

Në mënyrë të papritur sot pak nisjes së seancës së radhës plenare deputetët e Sali Berishës u ulën në vendet e ministrave dhe deputetëve të PS.

Në këtë mënyrë seanca e bllokua, duke bërë që nënkryetarja Felaj, të njoftonte shtyrjen e saj në një ditë tjetër.

Deputetët e Berishës vijojnë të jenë në sallën e Kuvendit, duke përdorur platformën e Facebook, për të qenë në transmetim live. Në këtë foto dallohen deputetët e Berishës, të cilët nuk janë të ulur si zakonisht në vendin e tyre, por në vendin e ministrave.

E para që u largua nga seanca ishte deputetja Flutura Açka e cila është e grupimit pro Basha, e më pas u larguan deputetët e mazhorancës.

1697703796_ikindeputete.jpg

 

Fraksion.com