“Na mbyllën rrugët”, bllokuan sallën e Kuvendit, Bardhi: S’do të donim kurrë që të shkonim te kjo formë, por situata është anormale
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi në një dalje për mediat ka sqaruar se pse ai dhe disa deputetë të opozitës bllokuan sot punimet në Kuvend.
Ai tha se duke qenë se po bllokohet çdo rrugë për opozitën, kjo sipas tij ishte forma e duhur.
“Siç e kam njoftuar pas mbledhjes së grupit të PD, situata ku është përfshirë kuvendi, është anormale, Brenda një jave janë rrezuar 3 kërkesa për ngritjen e komisioneve. Jeni gazetarë që mbuloni punimet në Kuvend, por a keni dëgjuar sqarime se pse u rrëzua kërkesa për sistemin TIMS, apo hetimin e koncesioneve në fushën e shëndetësisë. Zero shpjegime dhe argumente se pse nuk lejohet komisioni hetimor për vendimmarrjet e pushtetit ekzekutiv. Ka zero shpjegime se pse opozitës nuk i lejohet që të bëjë propozimin e anëtarëve që ajo dëshiron në komisionin e reformës zgjedhore. Kemi dashur që Kuvendi të jetë një tempull ku diskutohen përballet dhe argumentet. Rruga ku është përfshirë maxhoranca, ne më shumë jemi marrë me veten dhe nuk kemi kërkuar që të respektohen të drejtat e opozitës, por sot jemi detyruar që mos të bllokonim seancën. Do të donim përballje me ide me kolegët e maxhorancës. Por kur i mbyll rrugët opozitës, nuk mund të vijohet. Kjo betejë e jona sot është për të kthyer normalitetin dhe për t’i dhënë vendit një parlament të drejtë. E drejta e opozitës për t’u përfaqësuar në komisionet zgjedhore, është legjitime. Ndaj nuk kemi lejuar që të niste seanca. Nuk do të donim kurrë që të shkonim te kjo formë, por na është mbyllur çdo rrugë.”, tha ai.
Fraksion.com