AktualitetPolitikëTë fundit

“Këta të opozitës mendjen te pushteti e kanë”, Braçe: Duan Saliun kryetar. Vokshi e tmerrshme, kanë bllokuar karriget e ministrave

Deputeti socialist, Erion Braçe ka ironizuar kaosin e shkaktuar nga opozita në Kuvend. Braçe u shpreh se lëvizja e deputetëve te opozitës vjen për shkak se është në interesin e tyre të njihet Berisha si kryetar i PD-së.

“Erdhën këta protestojë për Saliun. Kanë 30 vjet të njëjtën gjë. Protestojnë të njohim  kryetar Saliun. Ne s’njohim asgjë. Këta të lulit s’kanë ardhur, këta të tjerët vijnë ca bllokojnë foltoren. Mua karrigen s’ma morën, më morën kartën. Ata s’duan karrige deputeti, duan pushtetin ata. Lanë karriget e deputetëve, morën të ministrave, ato merren me votë, ato si fitojnë dot,

Është njëra një Albana Vokshi është e rrezikshme ndaj thamë ta bllokojmë se janë bërë agresiv. Na kërkojnë ne të njohim Berishën si kryetar të PD. Të tregoj ca mesazhe me një koleg të opozitës që thoshte ju s’na njihni dhe do vetëflijohet. Nqs doni drejtësi politike, kemi patur deri në 1990, këta drejtësinë tonë po e mbështesin. Sa kohë kemi një prokurori specialë, penale juridikë, s’na duhet një prokurori politike. Sa kohë komisionet po i heton SPAK, kujt i intereson se po i heton Sali Berisha, Në fund ai i mbyll me dy raporte pa vlerë, ndërsa hetimi i SPAK çon njerëzit në burg.’”, tha Braçe.

 

Fraksion.com