AktualitetPolitikëTë fundit

Kaos në parlament: Opozita bllokon sallën e Kuvendit, deputetët duan të pengojnë seancën plenare

Deputetët e opozitës kanë bllokuar këtë mëngjes sallën e Kuvendit, me qëllim të mos lejojnë zhvillimin e seancës parlamentare.

Deputeti Gazment Bardhi ka bllokuar vendin ku ulen ministrat, ndërkohë që janë përmbysur karriget e tyre.

Veprimet bllokuese të disa deputetëve të Partisë Demokratike udhëhiqen nga Bardhi.

Përplasjet në Kuvend vijnë si pasojë e bllokimit që mazhoranca socialiste i ka bërë Komisioneve Hetimore dhe përfaqësimit të opozitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

 

Fraksion.com