“Është fillimi i rezistencës!”, Berisha nga foltorja e Kuvendit, futet live në Facebook: Pusho ti Çuçi se do të nxjerr jashtë fare
Ish-kryeministri Sali Berisha pasi ka zaptuar foltoren dhe është futur live në Facebook dhe madje ka paralajmëruar deputetët e mazhorancës se do t’i nxjerrë jashtë.
“Do vazhdojmë, është fillimi i rezistencës. Fillimet e një rezistence që nuk do ndalet më, kaq është e gjitha”, u shpreh ai.
“Deputetët e opozitës fillojnë sot qendresën e tyre pemamente, sepse ky parlament është shndërruar në një institucion personal të Edi, Edi Ramës dhe Lindës së parlamentit që e drejton këtë institucion në mënyrën më amorale. Kemi dorëzuar gjatë këtyrë dy viteve 31 ligje dhe rezoluta të cilat Edi Rama me lindën e tij i mban në sirtar dhe nuk lejon që ato të vijnë të shqyrtohen dhe të diskutohen në parlament. Pas komisionit hetimor parlamentar të djegësva në të cilën Edi Rama dilte i implikuar bashkë me një pjesë të nomoklaturës së tij, deputetëve të opozitës u është hequr e drejta për komisionet hetimore. Janë kthyer 5 nisma për krijimin e komisioneve hetimore parlamentare. Pushoni, pushoni ju aty se do u nxjerr jashtë fare. A merr vesh t’i Çuçi. Bërtisni sa të doni.”, tha Berisha.
Fraksion.com