AktualitetPolitikëTë fundit

Bllokuan seancën, Komisioni i Etikës përjashton për 10 ditë nga Kuvendi 26 deputetë të opozitës pas kërkesës së PS: Emrat

Komisioni i Etikës është mbledhur ditën e sotme dhe ka vendosur përjashtimin me 10 ditë të 26 deputetëve të opozitës që bllokuan punimet e Kuvendit sot, bazuar në kërkesën e mazhorancës për marrje disiplinore ndaj tyre.

Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e 26 deputetëve të opozitës pas tensioneve të krijuara sot në Parlament.

PS ka kërkuar marrjen e masës disiplinore për deputetët: Sali Berisha, Flamur Noka, Albana Vokshi, , Xhelal Mziu, Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Edmond Spaho, Saimir Korreshi, Lindita Metaliaj, Ramadan Likaj, Luan Baçi, Lefter Gështenja, Ina Zhupa. Helidon Bushati, Isuf Çela, Asllan Dogjani, Bujar Leskaj, Lodovik Hasani, Tritan Shehu, Greta Bardeli, Dhurata Çupi, Sorina Koti, Kastriot Piroli, Kasëm Mahmutaj, Tomor Alizoti dhe Qani Xhafaj.

foto galeri

foto galeri

Fraksion.com