Berisha përplaset me Felajn “LIVE”: Delinkuente, ke pasur burrin peng nga bandat që i ke gjobitur
Sali Berisha ka zgjedhur që pas bllokimit të nisjes së seancës parlamentare në Kuvend nga deputetët e opozitës, të jetë pranë qytetarëve në një mënyrë tjetër.
Ai është përplasur me anëtarët e mazhorancës, duke u thënë të pushojnë sepse me britmat e tyre nuk mund të ndalojnë komunikimin e tij me qytetarët.
Ai iu drejtua kreut të grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi, duke i thënë të pushojë dhe duke e pyetur nëse “merr vesh”.
Sakaq, ai u përplas edhe me zëvendës kryetaren e parlamentit Ermonela Felaj, të cilës i tha se është “turpi i Shqipërisë, Ballkanit dhe Europës”, pasi ka futur 5 familjarë në Prokurorinë e Tiranës.
“Bërtisni sa të doni, por unë po komunikoj me qytetarët dhe me britmat tuaja nuk shuani dot kurrë zërin tonë.
Nuk është parlamenti, Prokuroria e Tiranës, ti je turpi i Shqipërisë, ti je turpi i Ballkanit, je turp i Europës.
Ti ke përdhosur institucionin duke futur pesë familjarë tu në prokurori.
Ja, kjo që flet, kjo delinkuente që flet këtu, ka pasur burrin peng nga bandat se i kishte gjobitur kur ishte prokurore.
Kjo delinkuente që flet këtu ka katër familjarë të saj në Prokurorinë e Tiranës, kjo bën ligjin.
Shko në Prokurorinë e Tiranës e shih katër Felaj. Nuk ka turp më të madh. Ka gojë me folë ajo.
Po flasim këtu.
Qytetarët e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë, komisioni tjetër parlamentar që nuk u lejua është komisioni për Butrintin, vjedhja më e madhe që mund t’i bëhet këtij kombi.
Në Parkun Kombëtar, një mrekulli e vërtetë natyrore, arkitekturore, arkeologjike, vetëm e vetëm që Edi Rama me mafien dhe drogën e tij, ta mbulojë atë.
Së treti, komisioni parlamentar për zbatimin e ligjit të konfliktit të interesit.
I shihni ju këta zotërinj, nga Edi Rama e poshtë, të gjithë janë lukunia e tenderave, e prokurimeve, janë lukunia e pangopur e vjedhjes së taksave tuaja. Prandaj nuk e lejojnë komisionin, sepse i kanë familjarët të pasuruar palë-palë me mundin, djersën dhe paratë tuaja.
Këta nuk lejojnë komisionin e hetimit të TIMS, operacionin më kriminal dixhital që ka njohur ndonjëherë Shqipëria. I kryesuar nga Taulant Bego Yaris, që ka kryer vetë 54 udhëtime me Edmond Begon, me pasaportën diplomatike të parlamentit, për t’i fshehur atij ngarkesat e drogës në mbarë Europën.
Komision tjetër parlamentar ishte komisioni i patronazhistëve.
Qytetarët duhet ta dinë se sot nisim qëndresën tonë në këtë sallë, për t’u ndalur deri në triumfin e Kushtetutës, ligjit dhe votës së lirë të shqiptarëve”, u shpreh ai ndër të tjera.
Fraksion.com