AktualitetPolitikëTë fundit

Bardhi: PS të reflektojë mbi sjelljen autoritare

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ka folur pas tensioneve të sotme në Kuvend jashtë ambienteve të tij.

Duke komentuar zhvillimet e sotme në parlament, Bardhi u shpreh se Partia Socialiste duhet të reflektojë mbi “sjelljen autoritare”.

Ai u shpreh se deputetët e opozitës janë detyruar të shkojmë në këtë pikë, pasi ata duhet të ushtrojmë funksionet dhe të drejtat kushtetuese.

Sakaq, ai përsëriti thirrjen për Lulzim Bashën, duke u shprehur se nuk e kupton se përse ai nuk i bashkohet betejës për komisionet hetimore së bashku me deputetët e tjerë që ishin sot.

 

 

“Ne do kërkojmë që grupi i PS të reflektojë mbi sjelljen autoritare që ka në Kuvendin e Shqipërisë. Ne jemi të detyruar të shkojmë në këtë pikë. Nuk është vullneti jonë, por duhet të ushtrojmë funksionet dhe të drejtat tona kushtetuese.
Mohimi i të drejtave të opozitës nuk zgjidhet me përjashtimin e opozitës nga Kuvendi. Kjo tregon po ashtu rrugën ku ka hyrë kjo opozitë. Sillen si të fortë dhe sajojnë të tilla situata duke bërë rrëmujë në punët e brendshme të opozitës. Të njëjtin model përdorën në vitin 2021. Duan të bllokojnë ndryshimin me metoda anti-demokratike.
Nuk e kuptoj pse kolegu Basha dhe një pjesë tjetër nuk duhet të jenë bashkë me ne për të bërë betejë për komisionet hetimore. Nuk e kuptoj pse nuk bëjnë betejë për hetimin e kontratave koncesionare në shëndetësi. E kam parë Bashën të vrapojë vetëm kur i duhen votat e caktuara Ramës dhe Taulant Ballës në Kuvend”, tha ai.

 

Fraksion.com