Zyrtarja e OKB-së: Izraeli po bën spastrim etnik masiv të palestinezëve
“Palestinezët janë në rrezik të madh të “spastrimit etnik masiv” nga Izraeli. Kështu deklaron një zyrtare e të drejtave të njeriut të OKB-së.
Në vazhdën e fushatës ushtarake të Izraelit në Gaza, Raportuesja Speciale e OKB-së Francesca Albanese tha se palestinezët nuk kanë vend të sigurt për të qenë në Gaza.
“Izraeli ka kryer tashmë spastrim etnik masiv të palestinezëve nën mjegullën e luftës,” tha Albanese në një njoftim për shtyp të shtunën, duke iu referuar qindra mijëra palestinezëve që u dëbuan ose u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre në luftërat me Izraelin në 1948 dhe 1967./BW
Fraksion.com