AktualitetPolitikëTë fundit

Dumani: SPAK të hetojë ‘korrupsionin e madh’! Kufiri për çështjet prej 50 mijë lekësh të ngrihet, ka mbingarkesë

Mbingarkesa me dosje është problemi kryesor me të cilin po përballen prokurorët e SPAK, ndaj drejtuesi i prokurorisë Altin Dumani paraqiti në Këshillin Kombëtar të Integrimit kërkesën që veprat penale të prokurorisë së posaçme të rishikohen duke hequr “korrupsionin e vogël” deri në 50 mijë lekë që iu la SPAK-ut me ndryshimet ligjore të vitit 2021.

“50 mijë lekësh kufiri monetar për çështjet që merr SPAK. për mua shuma është shumë e ulët, dhe mendoj se prokurorët e rretheve mund të marrin këto dosje, sepse ngarkohet puna e SPAK dhe tek ne të vijnë dosje me kufi monetar më të lartë në dosjet e veprave penale. Në SPAK dosjet e korrupsionit të madh’, Dumani: Të rritet kufiri monetar. Dumani: Të marrim dosjet e korrupsionit të madh, të hiqen kufiri 50 000 lekë.”, tha Dumani.

Gjatë raportimit në Këshillin e Integrimit, kreu i SPAK kërkoi që dosjet me vlera të ulëta korrupsioni mund të hetohen nga prokuroritë e rretheve pa mbingarkuar strukturën e posaçme. Në periudhën janar-shtator 2023, SPAK ka regjistruar 151 procedime me 133 persona në hetim.

Kreu i SPAK, tha se në hetim janë 13 procedime penale për ish funksionarë të lartë publik, përfshirë një ish ministër, një ish zv ministër, 6 kryetarë bashkish dhe 4 ish funksionarë të drejtësisë ndërkohë që rritje të ndjeshme kanë hetimet për zyrtarët e policisë dhe ata të drejtësisë.

“7 procedime penale për 9 ish funksionarë të policë rritje me mbi 70 për qind e këtyre rasteve. Në raportin me sa kemi ne të akuzuar, ish gjyqtarë e prokurorë, nuk ke asnjë vend në këtë nivel.”, tha Dumani.

Kreu i SPAK, theksoi se prokuroria e posaçme do vijojë të sekuestrojë e konfiskojë pasuritë e vendosura nga veprat e korrupsionit që hetohen nga kjo strukturë.

 

Fraksion.com