Atentat ndaj 21-vjeçarit në Tiranë, persona të maskuar i bëjnë pritë dhe qëllojnë me armë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Shkozës, në Tiranë, ku disa persona i kanë bërë atentat një të riu.
21 vjeçari me iniciale H.Xh, ka qenë në makinë i shoqëruar nga një vajzë, në momentin kur persona të maskuar i kanë bërë pritë dhe kanë qëlluar edhe me armë, por për fat të mirë plumbat nuk e kanë kapur.
Sipas informacioneve të para të siguruara nga Ballkanweb, i riu është dhunuar fizikisht me mjete të forta. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton, ndërsa në vendngjarje janë gjetur gëzhoja armësh.
Fraksion.com