AktualitetBota+Të fundit

Vrau dy persona në Belgjikë, policia qëllon për vdekje autorin

Mbrëmjen e djeshme në qendër të Belgjikës një burrë hapi zjarr në qendër të Brukselit, duke vrarë dy persona dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, para se të hapte zjarr ndaj dy tifozëve të veshur me fanellat e kombëtares suedeze, ai ka thirrur “Allahu Ekber”.

Ditën e sotme, autoritetet belge lokalizuan 45-vjeçarin tunizian Lasoued Abdeslam në Schaerbeek, i cili u qëllua për vdekje me armë zjarri nga policia. 45-vjeçari u qëllua në gjoks nga policia pasi tentoi të arratisej dhe u dërgua me ambulancë në spital, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.

Kush është 45-vjeçari që vrau dy persona në Bruksel?

Lasoued Abdeslam, 45 vjeç, me origjinë tuniziane, banor i Brukselit, është përballur më parë me akuza për terrorizëm në vendin e tij në Tunizi, sipas mediave belge.

Në një video të regjistruar nga një banor i zonës, sulmuesi, i veshur me një xhaketë portokalli dhe një helmetë të bardhë në kokë, mbante një armë zjarri, pasi zbriti nga skuteri, ai qëlloi disa herë në rrugë para se të vriste brenda një taksie dy suedezë. Shoferi i taksisë u plagos dhe ndodhet në spital në gjendje të qëndrueshme.

 

Fraksion.com