AktualitetPolitikëTë fundit

“Videokartolinë dashurie për mysafirët e djeshëm”, Rama: Tirana po bëhet dita-ditës kryeqyteti i Europës së Ballkanit

Kryeministri Edi Rama përcolli mëngjesin e sotëm videomesazhin e transmetuar një ditë më parë në samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe udhëheqësve të BE mbajtur në Tiranë në kuadër të Procesit të Berlinit.

“Videokartolinë dashurie për mysafirët e djeshëm të Tiranës, e cila po bëhet dita-ditës kryeqyteti i Europës së Ballkanit”, u shpreh Rama.

Në videomesazh tregohen disa nga etapat më kryesore që ka kaluar vendi, ndërsa theksohet se Shqipëria është vendi më optimist në lidhje me Evropën.

Rama u uroi mirëseardhjen mysafirëve në samit me videomesazhin që përcolli këtë bindje të verifikueshme nga eurobarometri vit pas viti. “Mirë se vini në Evropën e Ballkanit”, thuhet në video.

 

Fraksion.com