AktualitetKosovaRajoniTë fundit

“Macron në Shqipëri pezulloi vizat për Kosovën”, politologu: Ndryshe nga BE sinjalizon se Franca është në anë të Serbisë

Politologu Selver Islamaj në intervistën e ditës për Dritare.net ka komentuar vendimin e Francës për të pezulluar vizat për Kosovën.

Ismalaj tha se Franca përherë ka qenë kundër ecjes përpara lidhur me proceset integrues të BE-së dhe faktor pengues për vizat e Kosovës, ku shtoi se vendimi do të sjellë reagime të forta nga shqiptarët.

Sakaq theksoi se Bashkimi Evropian po ashtu duke mos mbështetur Serbinë i jep hapësirë kësaj të fundit për përhapjen e tensioneve dhe se ndëshkimi bie mbi viktimën (Kosovën).

“Franca ka qenë përherë kundër ecjes përpara në proceset integruese të BE-së, gjithmonë kanë qenë faktor pengues për liberalizimin e vizave. Gjithmonë e kam thënë që Franca do të pengojë liberalizimin e vizave për Kosovën. Priten që gjatë ditës të ketë reagime nga ana e Kosovës, qytetarët mendojnë se Franca është mike e Serbisë dhe historikisht ka qenë kundër shqiptarëve. Që nga lidhja e Prizrenit, në konferencën e Paqes dhe në vijim, ku në kosto të shqiptarëve janë zgjeruar territoret e fqinjëve të saj. Serbia gjithmonë është ledhatuar nga BE, duke i dhënë përparësi që të veprojë ashtu dhe të nxisë disa luftëra. Nuk ka masë ndaj saj sepse nuk duan ta hidhërojnë dhe të afrohet me Rusinë, ndërsa shqiptarëve u bëhet presion. Pezullimi i vizave tregoi se nuk ka qëndrim të përbashkët në BE për Kosovën dhe sinjalizon se Franca është në anë të Serbisë, ku i tregoi se ndëshkimi do bjerë mbi viktimën”, tha ai/dritare.net

 

Fraksion.com