AktualitetPolitikëTë fundit

Macron: Mbi 600 milionë euro investime franceze deri në 2027-ën për energjinë dhe mjedisin

Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron deklaroi sot se, Franca ka investuar 210 milionë euro për 4 projekte në fushën e energjisë dhe mjedisit dhe mbi 600 milionë euro do të investohen deri në vitin 2027.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama në Kryeministri, Macron u shpreh se, “me Agjencinë Franceze të Zhvillimit do ta shoqërojmë Shqipërinë në reformat e saj ekonomike, tranzicionin energjetik dhe mjedisor. 210 milionë euro janë hedhur në punë që prej vitit 2019 për 4 projekte dhe më shumë se 600 milionë euro do të hidhen në këtë fushë deri në vitin 2027 për projekte të reja sipas prioriteteve tuaja”.

Pra,  theksoi ai, “e shohim që agjenda dypalëshe po shndërrohet dhe vullneti ynë është që të përgatisim në javët e ardhshme një marrëveshje mes 2 qeverive që do ta strukturojë këtë marrëdhënie dhe do ta mundësojë të shkojmë më larg”.

 

Fraksion.com