AktualitetBota+Të fundit

Alarmi për sulm me raketa, Kancelari Scholz detyrohet të dalë nga Aeroplani në Aeroportin e Tel Avivit

Kancelari gjerman Olaf Scholz së bashku me delegacionin e tij, u detyruan të largoheshin nga aeroplani, papritur, për shkak të alarmit për sulm me raketa.

Largimi i tyre ndodhi përpara nisjes nga Izraeli, raporton media gjermane “Tagesschau”.

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka zbarkuar në Tel Aviv të martën.

Scholz u prit nga ministri i Jashtëm izraelit, Eli Cohen në aeroport, u bë e ditur nga autoritetet izraelie krahas një fotoje të publikuar nga ministria.

Scholz është i pari kryetar qeverie që udhëton në Izrael pas sulmit masiv të Hamasit më 7 tetor. Vizita e kancelarit gjerman vjen pas një turi të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Fraksion.com